Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar nga paraburgimi, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Durrësit.
Ky vendim erdhi si pasojë e shqyrtimit të rastit të tij, pas një incidenti që kishte ndodhur në një diskotekë në Pejë, për të cilin Noizy ishte arrestuar dhe mbajtur në paraburgim.
- Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës.
- Caktimin me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasat R. Rajku, te masës së sigurimit “Garancia Pasurore parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale si alternativë e masës së sigurimit “Arrest ne burg”,parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
- Grancia pasurore parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale caitohet në shumën 5.000.000 pesë milion) Lekë.
- Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda nje afati 5 (pesë) ditor. Shtetasi R.Rajku të qëndrojë me mesë sigurimi “artest në burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjehere prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës, dhe të urdhëroje, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm te personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 258 i Kodit të Procedures Penale
Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkalles së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Durës në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e ketij vendimi.
- Ky vendim t’i njoftohet menjëherë Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqiperise.
- Kundër këty vendimi mund të bëhet ankim brenda 5(pese) ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përguthshëm, duke filluar ky afat nga e nesermja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall në Durrës, më datë 16.08.2024.