E enjte, 24 Tetor, 2024

“Ja u publikoj të dhenat personale”, Mbi 20 viktima kërkojnë që gjobitja ndaj këshilltarit të Ramiz Lladrovcit të jetë mbi 30 mije euro

Ditë me parë ka shkuar një ankesë ndaj një faqeje që menaxhohet nga këshilltari i Ramiz Lladrovcit, për shkak të publikimit të të dhenave personale, raporton portali rajoni.org.

Burime të rajonit kanë mësuar së kjo ankesë tanimë ka hyrë në proces dhe së është në shqyrtim e sipër.

Rajoni ka kontaktuar me disa nga viktimat e këtyrë publikimeve të cilët kanë thënë së  sëpaku janë 20 persona duke e pritur vendimin e agjencisë për të proceduar më pas lënden me padi civile për dëmin e shkaktuar.

“Paramendo neve [20 persona që jemi duke i bashkërenduar veprimet] na është publikuar numri personal, xhirollogaria, numri i telefonit, vendbanimi, vendlindja, për të cilët me fakte është dorëzuar një ankesë në AIP”.

Ai tutje thotë së pas vendimit të AIP, pasojat e shkaktuar do të i kërkojmë me pasi civile për kompensim.

“Duke e ditur së agjencia për privatësi është në komunikim zyrtar me Policinë e Kosovës dhe bazuar në autorizimet ligjore – kërkojmë që kjo agjenci të ndërmarr të gjitha veprimet që këto lista me të dhëna personale të tonat të trajtohen sipas kritereve të parapara me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe gjoba të jetë maksimale – së paku 30 mije euro”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer