Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka shprehur mirënjohjen dhe nderimin e tij për gratë dhe zonjat e Skenderajt, të cilat si promotorë të fuqishëm kanë kontribuar në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Ai ka theksuar se gratë e këtij rajoni janë të pazëvendësueshme në fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan portali rajoni.org.
“Ndihem i nderuar që jam në mesin e nënave dhe motrave tona, zonjave që përfaqësojnë intelektin dhe kanë merita të pakontestueshme për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Gratë në Skenderaj janë promotore të fitores së Partisë Demokratike të Kosovës më 9 shkurt”, ka deklaruar Jakup Nura.
Ai gjithashtu ka falënderuar për besnikërinë dhe mbështetjen e vazhdueshme të këtyre grave, duke e quajtur këtë mbështetje thelbësore për ardhmërinë e Kosovës.