Thursday, October 23, 2025

Jakup Nura: LVV po përpiqet të blejë deputetë, PDK s’jep vota për Kurtin

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura ka deklaruar se Lista Serbe nuk mund të merr vota nga PDK-ja dhe se nuk e meriton një gjë të tillë.

Sa i përket themelimit të qeverisë, Nura thotë se LVV ka pasur qasje armiqësore vazhdimisht me PDK-në, duke theksuar se nuk ka pasur kontakt dhe bisedë për krijimin e institucioneve.

Derisa, ai theksoi se LVV po përpiqet të kontrabandojë dhe të blejë, siç tha ai, deputet nga partitë opozitare.

Në fund, deputeti deklaroi se nga grupi i deputetëve të PDK-së nuk ka votë për qeverinë e Kurtit.

“Kemi qenë të qartë se Lista Serbe nuk mund të merr vota nga PDK-ja, LVV ju e keni parë që nga fillimi me PDK-në ka pasur një qasje armiqësore vazhdimisht, nuk ka pas asnjë kontakt ose ndonjë bisedë rreth këtyre iniciative ose krijimit të institucioneve. Mendoj që nënkryetari iu takon vetëm grupeve parlamentare…. Votat e opozitës nuk mund i merr derisa nuk i kemi pas asnjë konsultim, as një borxh dikujt me i dhënë votë koti Listës Serbe e cila nuk e meriton votën e PDK-së. Mendoj që tek tash LVV e ka parë seriozisht që është në udhëkryq dhe tek tash është ka bënë përpjekje maksimale që të lëviz drejt krijimit të institucioneve dhe krijimit të Qeverisë, ka hasur në një pengesë të madhe, mendoj që edhe këto dy tri ditë ai do të bëjë çmos që të përpiqet që të kontrabandojë ose ta blejë ndonjë deputet në qoftese ekziston diku. Në PDK nuk ka votë për qeverinë e Albin Kurtit, as nga individualisht as nga grupi i deputetëve të PDK-së”, deklaroi ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer