Kandidati për deputet nga PDK, Jakup Nura, ka takuar banorët e Studençanit të Suharekës, Pemishtë të Skenderajt dhe punëtorët e kompanisë Lindi Doors, shkruan rajoni.org.
Ai tha takimet po zhvillohen në frymën e njëjtë se PDK është adresa e vetme për të udhëhequr me sukses Kosovën në 4 vitet e ardshme.
Postimi i plotë:
Në Studençan të Suharekës, në mesin e shumë përkrahësve të Partisë Demokratike të Kosovës, të bindur në fitoren e 9 shkurtit dhe Bedri Hamzës kryeministër, për të vazhduar me takime edhe në Pemishtë të Skenderajt, në frymën e njëjtë se PDK është adresa e vetme për të udhëhequr me sukses Kosovën në 4 vitet e ardshme.
Dita e sotme u përmbyll me takimin me punëtorët e kompanisë Lindi Doors me pronar Enver Mulaj, për çka i falënderoj të gjithë për mbështetje dhe besimin e treguar.
Qofshi faqebardhë!
𝗣𝗗𝗞 𝟭𝟯𝟭
𝗝𝗔𝗞𝗨𝗣 𝗡𝗨𝗥𝗔 𝟭𝟭