E enjte, 7 Nëntor, 2024

Java e 24-të në Superligë këtë fundjavë, zhvillohen duele interesante

Ndeshje tejet interesante na presin në xhiron e 24-të të Superligës në futboll, e cila luhet këtë të shtunë dhe të diel.

Vëmendja kryesore do të jetë tek sfida mes Ballkanit e Malishevës.

Malishevasit janë në super formë, kanë katër fitore radhazi, derisa Ballkani realizoi fitore xhiron e kaluar, pas tri rezultateve negative.

Suharekasit janë lider në tabelë me 48 pikë, shtatë më shumë se Malisheva e katërta. Në dy duelet direkte, Ballkani i ka fituar që të dyja.

Derbi tjetër i javës është ai mes Dritës e Prishtinës.

Pas tri fitoreve radhazi, të kaltrit nga Gjilani pësuan xhiron e kaluar dhe kanë ngecur ndaj liderit në pesë pikë dhe për ta është shumë e rëndësishme kjo sfidë që ta mbajnë hapin për kreun.

Në krahun tjetër, kryeqytetasit janë të pestit në tabelë me 34 pikë. Në duelet direkte, një fitore i ka takuar Dritës, e një Prishtinës.

Ekipi i dytë i tabelës, Llapi luan në shtëpi përballë Gjilanit. Llapjanët në pesë sfidat e fundit kanë katër fitore e një barazim, derisa të kuqtë nga Gjilani nuk e kanë shijuar fitoren tash e kohë tejet të gjatë.

Llapi është i dyti në tabelë me 47 pikë, derisa Gjilani është i teti me 22 pikë.

Pas dy humbjeve radhazi, Dukagjini kërkon ti rikthehet fitores përballë Fushë Kosovës, e cila xhiron e kaluar e shokoi Dritën.

Në tabelë, klinasit janë të gjashtit me 30 pikë, plotë 15 më shumë se Fushë Kosova e parafundit.

Në përballjen e fundit, Liria e pret Feronikelin 74. Në pesë ndeshjet e fundit, Nikli nuk ka asnjë fitore, e njëjta formë është edhe për prizrenasit. Feronikeli ka 23 pikë i shtati, derisa renditja mbyllet nga Liria me 10 pikë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer