Saturday, July 5, 2025

Java e shtatë e Superligës së Basketbollit, sot dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e shtatë të PrinceCaffe Superligës.

Vëllaznimi do të jetë nikoqire e Sigal Prishtinës, ndeshje kjo e cila zhvillohet në palestrën sportive “Shani Nushi”, në Gjakovë, me fillim nga ora 17:00.

Vëllaznimi deri tash ka regjistruar dy fitore e katër humbje, kurse Prishtina ka bilanc prej katër fitoreve e dy humbjeve.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, mes Proton Cable Prizrenit dhe Istogut.

Të dy skuadrat deri më tani kanë bilanc të njëjtë, me nga pesë humbje dhe një fitore.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer