Monday, December 8, 2025

Java nis me vranësira dhe reshje të dobëta shiu, përmirësim i motit nga e marta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 8–12 dhjetor 2025, sipas të cilit java do të nisë me kushte të paqëndrueshme atmosferike, ndërsa nga e marta pritet përmirësim i dukshëm.

Sipas IHMK-së, dita e hënë do të karakterizohet me mot të vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 4°C, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 8°C. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s.

Nga dita e martë pritet stabilizim i kushteve meteorologjike, si rezultat i masave ajrore me presion të qëndrueshëm atmosferik, të cilat do të sjellin intervale me diell dhe temperatura tipike për këtë periudhë të vitit. Erërat do të jenë mesatare deri lokalisht të forta, me drejtim kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja.

IHMK njofton gjithashtu se të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes pritet paraqitje e mjegullës, e cila mund të krijojë vështirësi në komunikacion. Pjesëmarrësit në trafik këshillohen të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Instituti do të vazhdojë të informojë qytetarët me përditësimet e radhës lidhur me gjendjen meteorologjike në ve

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer