Thursday, January 15, 2026

“Jemi në hall, Pronari nuk po e hap telefonin”, Fermëret e Skenderajt thonë së prap Qumështorja “Drena” nuk po u’a paguan borxhet

Rajoni gjatë muajit nëntor kishte publikuar një artikull ku fermerët e qytetit të Skenderajt që furnizojnë qumështoren “Drena” kanë denoncuar se kjo fabrikë u ka mbetur me mijëra euro borxh.

Fermëret janë lajmëruar sërish për redaksin e portalit rajoni.org duke thënë së borxhet sërish nuk u janë ekzekutuar.

Ata thonë së pas raportimit të rajoni.org kjo fabrike u ka ekzektuar veç një pjesë të vogel të borxhit.

Fermerët akuzojnë pronarin e fabrikës, Rrustem Rukolli dhe drejtoreshën e kësaj fabrike për arrogancë.

“Rrustemi me as nuk po e hap telefonin. Drejtoresha shumë arrogancë. Borxh na kanë mbëtur sërish. Shumicës së fermërve u kanë mbëtur borxh nga 3 mijë e deri 7-8 mijë euro”.

Një tjetër fermër thotë së tani është në halle, sepse, nuk po dinë nga të i’a mbaj.

“Jam në kredi për me ble yshim. Po as këstin e kreditit e as shpënzimet tjera nuk po mundem me i mbulu si pasojë e mos marrjes së borxhit”.

Redaksia e rajoni.org ka kontaktuar qumështoren “Drena” për të marrë një përgjigje mbi këto pretendime, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë asnjë koment.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer