E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Jep dorëheqje Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë e bëri të ditur vetë Mazreku përmes një postimi në Facebook.

Ai ka treguar edhe arsyet për dorëheqjen e tij.

“Mos aprovimi i kërkesës sime që së bashku me vendimin që ka marrë Asambleja për delegimin e trajtimit te dëmeve në kompani të sigurimeve, të transferohet edhe një pjesë konsiderueshme e stafit që lidhet me trajtimin e dëmeve si dhe mos aprovimi i buxhetit për edukim financuar ku përfshihet publikimi i gazetës, mirëmbajtja e ueb faqes, organizimi i tryezave, konferencave me gazetarë, seminareve me gazetarë, dizajnimi i grafikave… etj kanë pamundësuar që unë të vazhdoj edhe më tutje të jam në krye të BKS-së”, ka shkruar Mazreku.

Ai ka falenderuar Bankën Qendrore të Kosovës për mbështetjen, derisa ka thënë që me kontributin që ka dhënë ka bërë që “sektori i sigurimeve tash të ketë një pamje krejtësisht tjetër.”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer