Trajneri i Ferizajt, Ismet Munishi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit.
Munishi njoftoi për dorëheqjen e tij një ditë pasi u mposht nga skuadra e Vjosës me rezultat 2:1.
“Dje e kuptova se nuk kam më qka të jap te klubi Fc Ferizaj , prandaj ofrova dorheqjen e parevokueshme. Shume suksese ne vazhdim”, thuhet në postimin e tij.
Munishi ka falënderuar presidentin e klubit dhe tifozët ferizajas për mbështetjen.
Pas nëntë xhirove, Ferizaj ndodhet në pozitën e katërt në tabelën e Ligës së Parë Grupi B, me shtatë pikë më pak se lideri i Ligës së Parë.