Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe inovacionit ka nënshkruar kontraten e tenderit për adaptimin e shkolles në çerdhe në Runik të Skenderajt, shkruan rajoni.org.
Tenderin për projektin e “adaptimit të shkolles në Çerdhe në Runik” e ka fituar operatori ekonomik “Euro Project” në vlerë prej 306,220.55€.
Kontrata është nënshkruar me 13 shkurt 2025.
Sipas kontratës, fillimi i punimeve do të bëhet 7 ditë pas nënshkrimit të kontratës, kurse i gjithë projekti do të përfundoj brenda 24 muajsh.