Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po fokusohen në anën pozitive të jetës pas divorcit të tyre. Një burim i afërt me Affleckun tha për “People”-n: “Ai po shkon mirë dhe ngadalë po shkon në shtëpinë e tij të re.
Ai është aty ku dëshiron të jetë, pranë fëmijëve të tij dhe në një lagje që e do. Ai është i fokusuar në gjëra pozitive.”
Një burim i afërt me Lopezin tha gjithashtu për People: “Ajo është ende e lumtur pavarësisht hidhërimit pas ndarjes. Ajo u përpoq shumë që gjërat të funksiononin, por kjo nuk kishte rëndësi për Benin. Ajo ka familjen, miqtë dhe fëmijët rreth saj. Ajo gjithmonë arrin të mbajë një këndvështrim pozitiv për botën. Divorci është i vështirë për të, por ajo gjen gjithmonë një mënyrë për të ecur përpara.”, transmeton Indeksonline.
Dokumentet e dorëzuara për divorcin
J. Lo bëri kërkesë për divorc nga martesa e tyre dyvjeçare në Los Anxhelos. Divorci erdhi pas muajsh spekulimesh për problemet në martesë.
Lopezi dhe Afflecku u martuan më shumë se 20 vjet pas takimit në xhirimet e komedisë “Gigli”. Çifti fillimisht u fejua në nëntor 2002. Disa ditë përpara se të martoheshin në shtator 2003, ata e shtynë dasmën duke përmendur “vëmendjen e tepërt të medias” rreth dasmës. Në janar 2004, ata u ndanë zyrtarisht.
Në vitin 2021, dashuria u rindez dhe në mesin e vitit 2022, ata u martuan në fshehtësi në Las Vegas. Disa muaj më vonë, në gusht të po atij viti, ata u martuan në një ceremoni martesore luksoze.