Sunday, July 20, 2025

Jo vetëm afrime, Leipzig huazon te Sociedad “bomberin” portugez

Kjo merkato vere, padyshim ka qenë një ndër më të “zjarrtat” e këtyre viteve të fundit, me plot afrime e largime të bujshme. Ndër, ekipet më aktive gjatë kësaj hapësire transferimesh kanë qenë dhe “demat” gjermanë të Leipzig, të cilët kanë larguar emra të bujshëm si Christophet Nkunku e Dominik Szoboszlai për të sjellë një sërë talentësh në Bundesliga.

Mirëpo, largimet duket se nuk kanë përfunduar dhe më i fundit është ish-“bomberi” i Milan, Porto, Eintracht Frankfurt e Sevilla, Andre Silva, i cili është larguar në huazim te skuadra spanjolle e Real Sociedad.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, “bomberi” portugez do t’i bashkohet spanjollëve për vetëm 1 sezon, në një huazim të thjeshtë, pasi klubi gjerman është i tejmbushur me lojtarë sulmues.

Ndërkaq, kujtjomë se sezonin e shkuar, Silva zbriti në fushë plot 44 herë për “demat” e Bundesliga-s, teksa arriti të tund 9 herë rrjetën kundështare, si dhe të dhurojë 9 asistime për shokët e tij të skuadrës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer