Julian Draxler është gati të transferohet në Katar, me mesfushorin 29-vjeçar gjerman, i cili fillimisht refuzoi ofertën e skuadrës së Katarit, Al-Ahli për arsye familjare dhe mesa duket tashmë është bindur për “aventurën” e tij të re.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, ish-lojtari i Schalke 04 e Wolfsburg, i ka informuar të dy klubet se nuk dëshiron të largohet, mirëpo 20 milionët e vendosura në tryezë nga skuadra me qendër në Doha ishin vendimtare, gjë që i shtyu francezët të shpejtonin operacionin.
“Fantazisti” gjerman do të mbërrijë në skuadrën e tij të re mes së premtes dhe së shtunës për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, teksa pritet që lojtari 29-vjeçar të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare, me klubin e tij të ri.