Joao Cancelo tashmë zyrtarisht një lojtar i Barcelonës. Portugezi do të jetë pjesë e klubit katalanas deri në fund të sezonit nga Manchester City.
Palët kanë rënë dakord për huazimin e tij, por pa të drejtë blerje në fund të sezonit.
Përforcim i madh ky për Xavin, ku gjithsshtu do të ketë në dispozicion edhe një tjetër portugez, sulmuesin Joao Felix me të cilin klubi spanjoll gjeti marrëveshjen dje.