Monday, April 28, 2025

“Ju faleminderit nga zemra” – Familja e Alpit falënderon të gjithë ata që u angazhuan për gjetjen e djalit të tyre

Një rast shqetësues ka ndodhur pasditen e së dielës në qytetin e Gjilanit, ku një fëmijë u raportua i zhdukur, duke alarmuar familjarët dhe autoritetet.

Pas disa orësh kërkimi intensiv, fëmija, i identifikuar si Alpi, është gjetur shëndosh e mirë nga autoritetet përkatëse dhe ekipet e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, të cilët u angazhuan maksimalisht për ta lokalizuar.

Lajmi për gjetjen e tij është pritur me lehtësim nga familjarët, të cilët kanë shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në këtë aksion.

“Alpi është gjetur, shëndosh e mirë! Ju faleminderit nga zemra. Zoti ju ruajt!”, kanë thënë ata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer