Pas dënimit të Fadil Nurës pak kohë me parë nga inspektorati me 1500 euro për shkak të mos zbatimit të rekomandimeve rreth pozitës së zv drejtorit të QKMF’së, siç duket komuna serish do të këtë telashe me drejtësinë edhe atë për shkak edhe të një mos përfillje tjetër por kësaj radhë të MAPL, pra siç thotë populli ‘do me i shku ymri në gjykata‘, shkruan portali rajoni.org.
Kështu kjo komunë nuk ka përfillur rekomandimet e kësaj ministrie për t’a anuluar vendimin e asambles për të ia shtyer për 45 vite pronësinë Kompanisë “Rukolli” për pllacin ku kjo kompani ka ndërtuar objektin afaristë banesor apo siç quhet ndryshe objekt i ndërtuar në vend të ish stacionit policor në Skenderaj.
Ne bazë të disa shkresave që ka siguruar ekskluzivisht portali rajoni këtë rekomandime kanë ardhur pas ankesës së VV-së dhe IDEALIT’it, të cilët kishin kërkuar interpretim ligjor në MAPL lidhur më vendimin e asambles që ishtë votuar nga PDK-ja; që Rukollit ti zgjatet koncesioni nga 40 në 99 vite dhe se për këtë mos përfillje ministrin e kishte njoftuar kryesuesja e kuvendit, Adelina Spahiu në muajin e kaluar.
Në këto dokumente te siguruara nga rajoni ndër të tjera thuhet se komuna nuk ka të drejtë që një kontrate për koncesion të ja shtyj afatin pa përfunduar kontrata aktuale dhe për shkak të moszbatimit të rekomandimeve të MAPL kjo e fundit rastin tash do ta procedoj në gjykatë nga e cila kërkon qe të vendos masa lidhur më këtë çështje.