E martë, 24 Dhjetor, 2024

“Juve ju është dhënë kontrata”, Komuna e Drenasit njofton kompaninë fituese për dhënien e tenderit me çmim 68 mije euro me të shtrenjtë se oferta me e lire

Tre oferta ishin në tenderin e Komunës se Drenasit në projektin “Ndertimi, zgjerimi dhe rikonstruimi i rrjetit te kanalizimit ne Drenas – Projekt dy vjeqar”. Sidoqoftë, tenderin nuk e fitoi kompania me vlerën më të ulët, por njëra që kishte dhënë ofertë me çmim shumë më të lartë se sa kompania me e lirë, shkruan portali rajoni.org.

Plot 698 mijë e 486 euro e 20 cent pritet t’i kushtojë Drenasit që udhëhiqet nga Ramzi Lladrovcit dhënia e një tenderi për projektin e lartëcekur.

Me këtë kontratë, është shpërblyer Grupi i Operatorëve Ekonomik “N & B SH.P.K.; KUSHTRIMI NM SH.P.K.; Company Murseli SH.P.K.; MB Construction SH.P.K.; FRONI 1 SH.P.K.; NN. B.I”

Kompania që ofroi vlerën më të ulët për të mirëmbajtur këtë aplikacion është “Valdrini shpk dhe N.N.P Ndërtimi” e cila kishte dhënë si çmim 628 mijë e 970 euro.

514 euro me lire se vlera e parashikune e prjektit; prej 699 mije eurosh apo në bazë të llogaritjeve, del se Drenasit do t’i japë 69 mijë e 516 euro më shumë fituesit të tenderit, se sa çmimi më i ulët i ofruar nga kompania e lartëpërmendur.

Kompanive u refuzohet ankesa

Dy kompanitë që morën pjesë për të fituar këtë tender, janë ankuar rreth vendimit të Autoritetit Kontraktues i cili u bë publik më 19 korrik 2023.

Kompanitë “Diamanti shpk”, “Valdrini&NNP” dhe “Ndërtimi” kanë marrë përgjigje të ngjajshme në lidhje me ankesat e tyre, ku të gjitha janë refuzuar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer