E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Juve ju është dhënë kontrata”, Komuna e Mitrovicës shpall fituese të tenderit kompaninë që ofroj me së shtrenjti [DOKUMENT]

Tre kompani ishin ofertuese në tenderin e Komunës së Mitrovicës e cila udhehiqet nga Bedri Hamza i PDK’së në lidhje me “shërbimet e sigurimit fizik dhe sigurimi me sistem alarmi për Komunë dhe institucionet tjera komunale” . Sidoqoftë, tenderin nuk e fitoi kompania me vlerën më të ulët, por kompani që kishte dhënë ofertë me çmim më të lartë se sa dy kompani të tjera. Bëhet fjalë për kompaninë “M-gr Security”, shkruan portali rajoni.org.

Plot 391 mijë e 420 euro e 8 cent pritet t’i kushtojë Komunës së Mitrovicës dhënia e një tenderi për “shërbimet e sigurimit fizik dhe sigurimi me sistem alarmi për Komunë dhe institucionet tjera komunale”.

Kompania që ofroi vlerën më të ulët për në tenderin në fjale ishte kompania “Panther” e cila kishte dhënë si çmim 324 mijë e 982 euro e 80 cent.

Në bazë të llogaritjeve, del se Komuna e Mitrovicës do t’i japë 66 mijë e 445 euro e 28 cent më shumë fituesit të tenderit, se sa çmimi më i ulët i ofruar nga kompania e lartëpërmendur./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer