E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Juve ju është dhënë kontrata”, Komuna e Skenderajt e njofton konsorciumin familjar për dhënien e tenderit me vlerë 195 mije eurosh

Komuna e Skenderajt me 17 nëntor të këtij viti e ka shpallur fitues të tenderit konsorciumin familjar “Egzona S. Shabani B.I dhe Hamdi K. Shabani B.I” për furnizimin me material higjenik-sanitar si dhe material ushiqmor për nevojat e shkollave dhe institucioneve tjera brenda Komunes së Skenderajt, zbulon portali rajoni.org.

Siç bëhet e ditur në dokumentin qe posedon portali rajoni.org, vlera totale e projektit është 195 mije euro, ndersa vlera e poentimit është 709 euro e 27 cent.

Kush është konsorciumi familjar që e fitoj tenderin!?

Pronarët e këtyrë bizneseve, pra Hamdi Shabani dhe Egzona Shabani janë familjarë ndërmjetëvetë.

Ky Konsorcium i familjarëve ndryshe në regjistrin e biznesit të dy bizneset e kanë të regjistruar të njëjtën adresë.

Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime

Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.

Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.

Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer