E shtunë, 28 Shtator, 2024

Juventus do t’ia ndërprej kontartën Paul Pogba-s….

Juventus do të shqyrtojë opsionet për të ndërprerë kontratën me mesfushorin francez Paul Pogba, nëse testi i tij i dytë i dopingut konfirmon një shkelje të rregullave anti-doping. Këtë e ka bërë të ditur gazetari i italianes “Gazzetta dello Sport” Niccolò Schira në profilin e tij në X (ish-Twitter).

Të hënën u bë e qartë se Pogba është pezulluar nga skuadra, pasi doli pozitiv për testosteron. Francezi fiton rreth 8 milionë euro në vit dhe kontrata e tij me Juventusin është deri në vitin 2026. Pogba aktualisht është i papaguar.

30-vjeçari është kampion bote i vitit 2018 dhe fitues i medaljes së argjendtë në “Euro 2016”. Gjatë karrierës së tij, mesfushori ka luajtur edhe për Manchester United të Anglisë. Fituesi i Europa League (2017), katër herë kampion i Seria A, dy herë fitoi kupën së Italisë.

Pogba këtë sezon mori pjesë në dy ndeshje të kampionatit italian. Pas tre raundeve, Juventus ka shtatë pikë dhe është në vendin e tretë në renditjen provizore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer