Monday, June 30, 2025

Juventusi kthehet te fitorja

Pas barazimit me Genoan xhiron e kaluar, Juventusi u rikthye sot te fitorja në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri triumfoi në udhëtim te Frosinone, në kuadër të javës së 17-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Benito Stirpe” përfundoi me rezultatin 1:2.

Kenan Yildiz (12′) dhe Dusan Vlahovic (81′) shënuan golat e fitores për “Zonjën e Vjetër”.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Jaime Baez (51′).

Juventusi pas kësaj fitore ka 40 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me një pikë më pak se lideri, Interi, që momentalisht ka një ndeshje më pak.

Frosinone ndodhet në pozitën e 14-të me 19 pikë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer