E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

“Ka injoruar ofertën me të lirë”, ngriten dyshime për mashtrim në tenderin 50 mije eurosh në Trepçë…

Si duket Ndërmarrja publike “Trepça sh.a”, problemin për paga mund t’a këtë – por jo edhe problemin për dhenien e tendereve pasi qe së fundmi, hiç me larg se 9 tetorkanë shpallur fitues ofertuesin me të shtrenjet të tenderit për “Furnizim me pjesë rezervë për makina vetëngarkuese”, zbulon portali rajoni.org.

Në tenderin Furnizimin me pjesë rezervë për makina vetëngarkuese, kishin ofertuar dy operator ekonomik.

Me kontratë si ofertuesi me i shtrenjt u shpërblye kompania “N.P.T a-Com” me çmim 54,988 euro

Mirëpo Ndërmarrja publike “Trepça sh.a” e ka pezulluar këtë tender për shkak të një ankese që për këtë lëndë është parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Në OSHP-në, e njohur ndryshe si Gjykata e Tenderëve, janë ngritur dyshime se tenderi i dhënë për kompainë “N.P.T a-Com” me çmim 54,988 euro i padrejtë dhe diskriminues.

Sipas ankesës të dorëzuar në OSHP nga operatori “Erving shpk”, i cili kishte ofertuar për 52,998 euro apo 2 mije euro me lire së kompania fituese, KRU Mitrovica nuk ka bërë vlerësim të drejtë dhe pretendohet për mashtrim të dokumenteve nga operatori fitues.

“Katalogu eshte tjeter ndersa Certifikata tjeter prodhues, pra nuk kemi nje prodhues me katalog dhe
certifikate. Oferta e OE, a-com nuk është e përgjegjshme nga aspekti teknik sepse veq ka tentuar të ju mashtroj dhe
të operoj katalogje nga prodhues të ndryshem me ate që ka deklaruar se produktet e kane vendin e
origjines nga Serbia. Duhet cekur se “masinach 032” nuk ka lidhje dhe nuk është e licencuar nga prodhuesi Atlas copco të
prodhojë këto produkte. Andaj nga kerkojme qe të kthehet landen ne rivleresim dhe të anuloj këtë aktivitet të prokurimit në
munges të oeertave të pergjegjshm, thuhet në ankesë.

Ndërkaq, në ankesë janë renditur edhe disa nga nenet që pretendohet se ka shkelur Trepça.

“Neni 1 Qellimi
Neni 6 Ekonomiciteti dhe Efikasiteti
Neni 59 Ekzaminimi, Vlerësimi dhe Krahasimi i Tenderëve si dhe
Neni 69 Aftësia Teknike dhe Proeesionale
Neni 72 Dokumentacioni dhe ineormacioni shtese” thuhet aty.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer