Prokuroria Speciale e Kosovës do të përgatisë ftesë të re për paraqitjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të dhënë dëshminë e tij në rastin e rezervave shtetërore.
Kështu ka thënë zëdhënësja e kësaj prokurorie Liridonë Kozmaqi.
“Sot nga kabineti i kryeministrit Kurti, Prokuroria Speciale është informuar se kryeministri gjendet në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet sot në prokurori”, tha ajo.
Sipas Kozmaqit, pasi që Kurti është në udhëtim jashtë vendit, atij do t’i bëhet një ftesë tjetër.
“Prokuroria Speciale konform legjislacionit në fuqi do të përgatisë një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti për një datë tjetër”