E premte, 25 Tetor, 2024

Kamishi: Qeveritarët e vonuar nuk mund të hyjnë në histori me dinar te Serbisë

 

 

Me datën 1 shkurt ka hyrë në fuqi rregullorja e BQK-së e cila ndalon përdorimin e dinarit në Kosovë.

Kjo çështje ka sjellë një reagim të menjëhershëm të ndërkombëtarëve të cilët kërkojnë pezullimin e këtij vendimi.

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të pezullojë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK-së).

Përmes një deklarate të përbashkët, ambasadorët e QUINT-it thanë se pezullimi i vendimit do të duhej të bëhej për të ‘mundësuar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik’.

Edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit të realizuar me kryeministrin Kurti ka insistuar në shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Haxhiu tha se pushtetit të Serbisë në Kosovë bashkë me dinarin i dha fund lufta e UÇK-së në qershorin e vitit 99.

“Pushtetit të Serbisë në Kosovë bashkë me dinarin i dha fund lufta e UÇK -së që nga Qershori i vitit 1999.Në vitin 2002 BQK e ka zyrtarizuar EURO- n si valutë zyrtare të vetme në Kosovë.Me Kushtetutën e Kosovës valutë e vetme në Kosovë është EURO”.

Haxhiu shtoi se ‘qeveritarët e vonuar në histori po kërkojnë kauza farse por duhet ta kuptojnë se nuk mund të hyjnë në histori me dinar te Serbisë”.

“Krejt lajmet tjera për dinarin janë për konsum ditor dhe populizëm politik. Qeveriarët e vonuar në histori po kërkojnë kauza farse por duhet ta kuptojnë se nuk mund të hyjnë në histori me dinar te Serbisë!” deklaroi Haxhiu.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se rregullorja e BQK-së nuk do të duhej të bëhej në mënyrën se si është bërë.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer