E martë, 19 Nëntor, 2024

“Kampi Belvedere” nga sot do të mbajë emrin e Enver Zymberit

Janë bërë 12 vjet nga aksioni i 25 dhe 26 korrikut i Policisë së Kosovës në veri të vendit. Aksioni për shtrirje të sovranitetit në atë pjesë të Kosovës, nuk kishte shkuar i gjithi sipas planit.

Pas një sulmi me snajper, kishte mbetur i vdekur polici Enver Zymberi. Megjithatë, ky aksion po vlerësohet si pikënisje e shtrirjes së sovranitetit në komunat veriore të Kosovës.

Dy muajt e fundit nuk ishin të vetmet të tensionuara në veri të Kosovës.

Përball një sfide policët e Kosovës ishin gjendur edhe 12 vite më parë kur nisi një prej aksioneve të para për shtrirje të sovranitetit në veriun e vendit, për të marr në kontroll pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak

Mirëpo, rruga për të përfunduar këtë aksion ishte tragjike.

Rrugës për në pikën kufitare në Bërnjak u gjuajt me armë mbi Policinë e Kosovës, ku një nga plumbat përfundoi në kokën e policit, Enver Zymberi.

Ai ishte dërguar në Spitalin e Mitrovicës së Jugut, pranim e të cilit e kishte bërë doktori Nuredin Fazliu.

Edhe tash pas 12 viteve Fazliu kujton se në çfarë gjendje ishte dërguar Enver Zymberi në spital.

“Plumbi ka qenë në kokë, regjioni i majtë tek ashti i mollëzës të faqes dhe vijimi ka qenë deri tek unaza 2-3 qafore. Edhe gjuha ka qenë e atakuar d.m.th ka qenë veç një si rrypë apo dizgë e kapur”.

Tentimi për ta kthyer në jetë Zymberin ishte i shpeshtë.

“Ka qenë pa shenja jete, i kemi dhënë të gjitha masat reanimative urgjente, disa herë ja kemi kthy aksionin e zemrës e disa herë është ndalu”.

Prezent në momentin kritik ishte edhe Halit Berani nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Ai madje kishte siguruar fotografinë nga momenti kur Zymberi ishte duke u trajtuar.

“Unë isha aty prezent, e kam bërë incizimin dhe fotografinë, por pa sukses sepse ishte plaga shumë e rëndë dhe ishte në vend të keq, në kokë, përkatësisht në boshtin kurrizor të qafës dhe më vonë kanë ardhur KFOR-i me helikopter e prej Spitalit të Mitrovicës e kanë dërguar për në Bonstil ku atje edhe ka ndërruar jetë”.

“Kampi Belvedere” në Mitrovicë nga data 26 korrik do të mbajë emërim të ri e që sipas burimeve të Dukagjinit do të mbajë emrin e policit Enver Zymberi.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, pllaka e emërimit bëhet në ditën memoriale të policëve të rënë në detyrë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer