Kandidati për Kuvendin Komunal të Skenderajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Seferi, numër 25 në listë, shprehu kënaqësinë e tij për zotimin e Kryeministrit Albin Kurti në ekspozenë qeverisëse për Qeverinë “Kurti 3”, për ndërtimin e digës në Kuqicë, shkruan rajoni.org.
Ai ka shkruar se përparimi i Drenicës kërkon koordinim dhe bashkëpunim: “Kjo është edhe arsyeja pse unë jam këtu, bashkë me kandidatin për Kryetar të ardhshëm të Skenderajt, z. Hysni Mehani, dhe ekipin e tij, të cilët po e përgatisin qytetin tonë për ndryshim.”
Postimi i plotë:
Të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur bashkëatdhetarë nga Skenderaj,
Para disa ditësh, së bashku me mikun tim Liburn Aliu, ish-Ministër i Infrastrukturës, ishim në Kuqiq, në vendin ku ne si Lëvizje Vetëvendosje do të ndërtojmë digën, për të siguruar ujë të mjaftueshëm për qytetin dhe fshatrat tona.
Ujë, lumë, turizëm.
Sot në Prishtinë, pas nominimit të Kryeministrit Albin Kurti për Qeverinë “Kurti 3”, në ekspozenë e tij të shkurtër qeverisëse, ai edhe një herë përmendi zotimin se diga në Kuqiq do të ndërtohet.
Një falënderim i madh i shkon Kryeministrit tonë për këtë projekt jetik.
Me qytetin tonë Skenderaj dhe me 52 fshatrat e tij ndajmë gëzimin se më në fund diga e shumëpritur do të bëhet realitet.
Kjo është edhe arsyeja pse unë jam këtu, bashkë me kandidatin për Kryetar të ardhshëm të Skenderajt, z. Hysni Mehani, dhe ekipin e tij, të cilët po e përgatisin qytetin tonë për ndryshim.
Unë tashmë jam me numrin 25 në listën për Asamble Komunale në Skenderaj, dhe kërkoj mbështetjen tuaj.
Gjithçka është e koordinuar, në mënyrë që Drenica të kthehet sërish në qendër të zhvillimit dhe inovacionit në nivel botëror.