Kandidati për Asamble në Komunën e Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gezim Jetullahu, me 21 shtator kishte dhënë dorëheqje nga lista e kandidatëve dhe nga çdo përgjegjësi e tij e lidhur me këtë subjekt politik, shkruan rajoni.org.
“Hyra në garë për të bërë ndryshimin, por rrugës e kuptova që ndryshimi është i pamundur me njerëz që kanë një fasadë të madhe para publikut, ndërsa realiteti është ndryshe”, kishte shkruar Jetullahu.

Mirëpo si duket kjo dorëheqje nga LDK, dy muaj me vonë i është “shpërblyer” me një pozitë të rëndësishme në Komunën e Vushtrrisë të udhehequr nga Ferit Idrizi i PDK’së.
Gëzim Jetullahu është punësuar si inspektor i komunikacionit në Komunën e Vushtrrisë.
Vendimi për punësimit e Gezim Jetullahut është marre me 26 nëntor nga zyra e burimeve njerëzore.
Jetullahu në këtë konkurs kishte arritur të dal i pari me 79,80 pikë.
