Kandidatja e PDK-së për deputete që vjen nga Drenasi, Aurora Berisha, ka zhvilluar një takim të çuditshëm me disa bashkëfshatarë të saj.
Për dallim nga tubimet e zakonshme që mbahen në salla, shtëpi ose vende tjera të mbyllura, ku kandidatët mbajnë fjalime e diskutime, ajo këtë takim shihet se e ka mbajtur në këmbë në rrugë, shkruan veriu.
Postimi:
Shumë e nderuar me mbështetjen që mora sot nga bashkëfshatarët e mi në rrugëtimin tim për deputete në Kuvendin e Kosovës.
Mbështetja nga të afërmit, kushërinjtë dhe njerëzit e fshatit Gllanasellë ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për mua. Fjalët e mira të këtyre njerëzve për babin tim Jusufin dhe tregimet e tyre për gjyshin tim Murat Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i heroit Shaban Polluzha kanë qenë frymëzim për mua.
Me kryeministër Bedri Hamza, Kosova do të mundet më mirë për çdo fshat dhe qytet të Republikës sonë.
#mamire #bedrihamza1 #memlikrasniqi2 #auroraberisha68