Një rast kanosjeje ndaj personit zyrtar është raportuar sot në Skenderaj.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se inspektorja e tregut në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Antigona Miftari, rreth 30-vjeçare, është kanosur dhe fyer nga Shaban Rexhepi, rreth 51-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në zyrën e saj, vetëm dy ditë pasi inspektorët i kishin shqiptuar Rexhepit një gjobë prej 2000 eurosh në lokalin e tij, për mosvendosjen e çmimeve në artikuj.
Pas denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në polici, ku është intervistuar, por me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “kanosje ndaj personit zyrtar” dhe mbetet nën hetime.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.