E premte, 15 Nëntor, 2024

Kapet i dyshuari për vrasje në Kaçanik, ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se është ekstraduar një person i cili dyshohet për vrasje të rëndë në Kaçanik që kishte ndodhur me datën 10 maj 2022, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, saktësisht tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit’’.

Sektori Rajonal i Hetimeve kishte identifikuar dhe ishte vënë në ndjekje të personave të dyshuar: H. Q ( M/K) i moshës 38 vjeçar dhe L. T ( M/K) i moshës 22 vjeçar.

Me kërkesë të autoriteteve vendore, sot, datë 16 shtator 2023, autoritetet e shtetit të Gjermanisë kanë ekstraduar në aeroportin e Prishtinës të dyshuarin L.T ( M/K ) i moshës 22 vjeçar, i cili ditë më parë është arrestuar në Gjermani.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ekstradohet një person, i dyshuar për vrasjen e rëndë në Kaçanik Policia Rajonale e Ferizajt me datën 10.05.2022, në ora 14:00 kishte pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, përball Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik, tek vendi i quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’ ishte një rast i vrasjes së rëndë .

Sektori Rajonal i Hetimeve nën autorizim të Prokurisë Themelore në Ferizaj i kishte nisur hetimet për rastin e vrasjës së rëndë, ku nga të shtënat me armë zjarri në vendin e ngjarjes kishte ndërruar jetë personi H.B ( M/K) i moshës 31 vjeçar , ndërsa plagë të rënda trupore kishte pësuar personi tjetër K.B (M/K) i moshës 34 vjeçar, I cili ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Sektori Rajonal i Hetimeve pas punëve intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kishte identifikuar dhe ishte vënë në ndjekje të personave të dyshuar: H. Q ( M/K) i moshës 38 vjeçar dhe L. T ( M/K) i moshës 22 vjeçar .

Në lidhje me këtë policia rajonale e Ferizajt në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, kishte kërkuar bashkëpunim me qytetarë rreth informacioneve për vendodhjen e dy të dyshuarëve, e në anën tjetër Gjykata Themelore e Ferizajt kishte lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar.

Me kërkesë të autoriteteve vendore, sot, datë 16.09.2023, autoritetet e shtetit të Gjermanisë kanë ekstraduar në aeroportin e Prishtinës të dyshuarin L.T ( M/K ) I moshës 38 vjeçar, i cili ditë më parë është arrestuar në Gjermani.

Policia Rajonale e Ferizajt të dyshuarin e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe ndaj tij nga gjykata është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa në kërkim policor mbetet i dyshuari tjetër H.Q.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer