E martë, 26 Nëntor, 2024

Kapi topin me dorë pasi ia pasoi portieri- Penalltia qesharake që shkaktoi lojtari i Aston Villës

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery ka shpërthyer pas humbjes nga Club Brugge të mërkurën mbrëma dhe në veçanti për golin e fitores i cili erdhi nga një penallti qesharake apo e çuditshme e shkaktuar nga mbrojtësi Tyrone Mings.

Aston Villa u mposht në udhëtim nga Club Brugge me rezultat 1-0, me golin e vetëm që erdhi nga pika e bardhë në minutën e 52-të nga Hans Vanaken.

Megjithatë, penalltia e shkaktuar nga Mings ishte njëra nga më të çuditshmet që janë parë ndonjëherë në lojën e futbollit.

Ishte minuta e 51-të, me rezultatin 0-0, kur portieri Emy Martinez nisi topin nga pesë metershi dhe Mings, duke menduar se topi nuk ishte ende në lojë, e kapi atë me dorë brenda zonës.

Pas ndeshjes, trajneri i Aston Villas, nuk e fshehu zemërimin e tij për gabimin fëmijëror që i kushtoi me humbjen e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

 

 

“Është gabimi më i madh që kam parë në karrierën time si trajner. Është një gabim shumë, shumë i çuditshëm. Ne duhet ta harrojmë atë shpejt”, deklaroi Emery pas ndeshjes.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer