Monday, June 30, 2025

Kaq para do të fitojë Ballkani nga transferimi i Ermal Krasniqit te Rapid Bukuresht

Ballkani e kishte shitur në janar Ermal Krasniqi për 200 mijë euro, derisa 100 mijë të tjera i kishin bonuse nëse Cluj do të futet në grupet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës apo Ligës së Konferencës.

Megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi pasi Cluj nuk arriti të siguronte grupet, duke bërë që klubi të humbte 100 mijë euro bonuse.

Por klubi suharekas do fitojë nga shitja e Ermal Krasniqit te Rapid Bukuresht, pasi kishte ruajtur 15 për qind të kartonit, trasnmeton Telegrafi.

Sipas mediave rumune, Krasniqi është shitur nga Cluj te Rapid Bukuresht për 1 milion euro.

Pra klubit nga Suhareka do t’i shkojnë në arka diku rreth 150 mijë euro, që në total nga shitja e Krasniqit i bie të kenë fituar 350 mijë euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer