Friday, September 5, 2025

Kastrati ngushëllon familjet Popaj e Krasniqi pas aksidentit me dy viktima

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar pas aksidentit të rëndë që ndodhi sot në fshatin Astrazup, ku humbën jetën dy qytetarë nga Rahoveci dhe u lënduan dy të tjerë.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për aksidentin tragjik. Në emër të Komunës së Malishevës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, familjen Popaj nga Fortesa dhe familjen Krasniqi nga Krusha, ndërsa uroj shërim të shpejtë për të lënduarit”, ka thënë Kastrati.

Ai shtoi se në këto momente të rënda, institucionet dhe qytetarët e Malishevës janë pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer