Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Skenderajt, Kastriot Duraku, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të mbarë e të suksesshëm.
Ai ka njoftuar se Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me OJQ-në TOKA dhe Fakultetin e Edukimit, ka vazhduar marrëveshjen e përbashkët për trajnimin e mësimdhënësve në metodologjinë “Të nxënit përmes përvojës”.
Duraku bëri të ditur se së shpejti do të nisë edhe trajnimi i radhës me një grup të ri mësimdhënësish nga shkollat e Skenderajt, duke theksuar se ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm në ngritjen e cilësisë së arsimit në komunë.
“E falënderojmë OJQ TOKA, Zyrën e Kryetarit dhe Fakultetin e Edukimit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm”, ka theksuar ai.