Drejtori komunal i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për zbatimin e programit Lions Quest në shkollat e komunës.
Sipas tij, ky program synon rritjen e cilësisë në arsim, zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe forcimin e edukimit social-emocional te nxënësit. Ai theksoi se Drejtoria e Arsimit do të vazhdojë të mbështesë iniciativa që sjellin përmirësim të qëndrueshëm në sistemin shkollor.
“Si Drejtori e Arsimit, mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e programeve që sjellin avancim të qëndrueshëm në shkollat tona”, ka shkruar Duraku në facebook./Rajon.org/