E hënë, 25 Nëntor, 2024

Kate Winslet flet për prapaskenat e puthjes me Leonardo DiCaprion: S’ishte ashtu siç mendohet

Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio mund të kenë pasur kimi si Rose dhe Jack në “Titanic”, por skenat e tyre të puthjes ishin goxha të sikletshme për aktoren britanike.

Sipas Winslet, 48 vjeçe, intimiteti me DiCaprion, 49 vjeç, nuk ishte ashtu siç dukej.

“Kështu që ne vazhduam ta bënim këtë puthje dhe unë kam shumë grim të zbehtë”, tha ajo gjatë një interviste për Vanity Fair, e cila u publikua më 12 qershor.

“Dhe do të përfundoja duke u dukur sikur të kisha thithur një çokollatë me karamel, sepse grimi i tij do të më ngjitej”, vazhdoi ajo.

Aktorja e “The Reader” zbuloi se xhirimi i skenës famëkeqe ishte veçanërisht ‘një rrëmujë’ dhe ‘një makth’.

“Leo nuk mund të ndalonte së qeshuri. Na u desh ta rixhironim këtë rreth katër herë për shkak të dritës… [regjisori James Cameron] donte që drita të ishte specifike për këtë, padyshim”, kujton ajo.

Por grimi nuk ishin pengesa e vetme me të cilën duhej të përballeshin aktorët gjatë xhirimit të skenës.

Kate ka folur gjithashtu se sa e papërshtatshme ishte veshja e saj.

Foto: Wire Image

“Nuk është çudi që çdo vajzë e re në botë dëshironte të puthej nga Leonardo DiCaprio. Por nuk ishte ashtu siç mendohet se ishte”, theksoi aktorja. /Telegrafi

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer