Saturday, May 24, 2025

KBI Skenderaj me kërkesë për haxhilerët: Lutuni për Skenderajn, për dëshmorët, të sëmurët e gjithë shqiptarët

Me rastin e nisjes së haxhit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Skenderaj ka përcjellë një mesazh urimi dhe bekimi për të gjithë besimtarët që janë nisur për të kryer obligimin e shenjtë të Haxhit.

Në njoftimin zyrtar, KBI Skenderaj e ka cilësuar këtë udhëtim si “udhëtimin më të madh të jetës”.

Këshilli ka kërkuar nga haxhinjtë që të mos harrojnë të luten për vendin e tyre, për familjet, fqinjët, Skenderajn dhe të gjithë shqiptarët, si dhe për dëshmorët, të sëmurët dhe të vdekurit.

“Lutuni për bekime, për unitet, për ruajtje nga çdo armik i jashtëm dhe i brendshëm. Sepse lutjet tuaja do të pranohen me lejen e Zotit”, përfundon mesazhi i Këshillit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer