Saturday, February 22, 2025

KEK shpall tender mbi 137 milion euro për rehabilitimin e dhe modernizimin e njësis A3 në TC Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës [KEK] ka shpallur tender në vlerë të parashikuar 137,340,000€, për Rehabilitimin dhe modernizimin e njësis A3 në TC Kosova A.

Përmes këtij tenderi parashihet rehabilitimi dhe modernizimi i njësis A3 në Termocentralin Kosova A, shkruan rajoni.org.

Sipas platformës elektronike të prokurimit, ky tender do të ndahet në dy faza; respektivisht në fazën e parakualifikimit dhe fazën e tenderimit.

Në këtë fazë sipas dosjes së parakualifikmit aplikantet duhet të demonstrojnë pajtueshmërinë me kushtet e pjesëmarrjes dhe kriteret e përzgjedhjes të përshkruara në DPK.

“Vetëm ata aplikantë që përmbushin kërkesat e specifikuara të përshtatshmërisë, përshtatshmërisë profesionale, gjendjes ekonomike/financiare dhe aftësive teknike/profesionale do të para kualifikohen dhe do të ftohen të vazhdojnë”, thuhet në Dokumentin e Parakulaifikimit.

Për fazen e parakulalifikimit afati i fundit për dorëzim është: data 03.03.2025  koha 13:00:00.

Kompanitë që do të ofertojnë për këtë tender, preferohet të vizitojnë vendin ku do të realizohet projekti.

“Një vizitë në terren për aplikantët e interesuar është e dëshirueshme. Për shkak të ndjeshmërisë së këtij projekti, Autoriteti Kontraktor rekomandon një vizitë në terren, me qëllim që aplikantët e interesuar të njihen nga afër me natyrën e punës që do të kryhet. Një vizitë jo e detyrueshme në terren do të mbahet në terren në TC Kosova A, për disa ditë nga data: 05.02.2025 deri më: 07.02.2025, duke filluar nga ora 11:00 (koha lokale) takimi do të jetë përballë Drejtoria e TC Kosova A. Është e dëshirueshme që çdo ofertues të marrë pjesë në vizitën në terren në mënyrë që ofertuesi të kuptojë të gjitha ndërlikimet e përfshira në zbatimin e këtij projekti përpara se të dorëzojë aplikacionin”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e parakulaifikimit./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer