Wednesday, October 8, 2025

KEK-u ‘çerdhe e punësimit’ për ‘shërbëtorët’ e VV-së: Bekir Gerguri, ish-kryeshefi i kësaj ndërmarrje, punëson dy djemtë e tij

Koorporata Eneregjetike e Kosovës (KEK) po “gogëson” nga militantët  e Vetëvendosjes. Së fundmi ish-U.D i kryeshefit të kësaj ndërmarrje dhe aktualisht këshilltar i kryeshefit, Bekir Gërguri ua ka hapë dyert e punës dy djemëve të tij. Ata u punësuan në ndërmarrjen ku muaj më parë e udhëhiqte babai i tyre, shkruan Periskopi.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar edhe vet Bekir Gërguri .

“Jo veç djemt e mi, por secili kur është konkursi i hapur kanë të drejta të barabarta, të gjithë uniform para konkursit. Nuk muj me ia mohu të drejtën as njërit, as tjetrit e kanë fatin e vet, janë madhor prandaj e kane të ardhmen perspective”, tha Gërguri për Periskopin.

Njëri djalë i Bekir Gërgurit u punësua në pozitën e teknikut të makinerisë, ndërsa tjetri teknik i kimisë.

Por, kjo situatë shkon edhe më larg, pasi kryetar i komisionit për teknik të kimisë, ku u pranua njëri prej djemve të tij është Ramadan Sokoli, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Bylbyl Sokolit.

Kujtojmë se Bekir Gërguri po merr pjesë edhe në fushatën kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Prebreza.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer