Pavarësisht thirrjes së ZRRE-së që të shtyhen interventimet e planifikuara nga KEK-u për renovimin e blloqeve, Korporata Energjetike e Kosovës nuk ka ndërmend që të shtyjë punimet.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka thënë se në rast se do të shtyhen punimet, atëherë do të cenohej operimi afatgjatë i kapaciteteve prodhuese dhe sipas tij është e gabuar që të ndodhë një gjë e tillë.
“Shtyrja apo moszbatimi i tyre eventual do të cenonte seriozisht sigurinë e operimit afatgjatë të kapaciteteve prodhuese, prandaj është e gabuar që planifikimi të fokusohet vetëm në nevojat apo lehtësitë e momentit aktual. Qasja e KEK-ut është të shohë përtej afatit të shkurtër, duke investuar në qëndrueshmëri, siguri teknike dhe stabilitet të sistemit energjetik”, ka thënë Bucolli për RTV 21, transmeton Periskopi.
ZRRE sipas raportimeve në media, i kishte kërkuar KEK-ut që të shtyjë interventimet në blloqe në një kohë kur konsumi i energjisë elektrike vazhdon të mbetet i lartë.