E mërkurë, 23 Tetor, 2024

KEK-u shpall konkurs për 90 vende të lira të punës, kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme

Korporata Energjetike e Kosovës ka shpallur konkurs për 90 teknikë të makinerisë. Konkursi është hapur më 12 janar dhe do të jetë i hapur deri më 29 janar 2024.

Kualifikimi i kërkuar është drejtimi i makinerisë – shkolla e mesme teknike ose shkolla e mesme e makinerisë.

“Aplikacionet e pranuara pas datës së mbylljes nuk do të merren parasysh!” – thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, bartësi i kësaj pozite do të përgjigjet për punët në repartet makinerike në njërin nga lokacionet: Divizioni i prodhimit të qymyrit; ose në TC A ose në TC B.

KEK-u ka ftuar të gjithë të interesuarit të aplikojnë, veçanërisht vajzat dhe gratë.

Detajet e konkursit mund t’i gjeni në këtë LINK.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer