E hënë, 1 Korrik, 2024

KEK-u vazhdon avazin e dhënies së tenderëve një burimor, 700 mijë € e shpërblen me kontratë kompaninë EX Fis

Koorporata Energjetike e Kosovës -KEK ka shpërblyer me tender në vlerë mbi 700 mijë euro kompaninë EX FIS për furnizimin me vaj për ngrohje dhe mazut, shkruan portali rajoni.org.

Njoftimi për shperblimin me kontratë është marre me 26 qershor të këtij viti.

KEK e dha tenderin përmes procedurës së negociuar pa publik të njoftimit për kontratë, që nënkupton se palët negociuan direkt mes vete.

Forma e tillë, ani se e lejuar sipas Ligjit të Prokurimit, eliminon konkurrencën.

Çka thotë Ligji për kontratat një burimore?

Procedura e negocimit direkt lejohet ligjërisht, por ka raste specifike se kur mund të aplikohet.

Autoriteti kontraktues, sipas Ligjit të Prokurimit Publik, mund ta përdor për ushtrimin e aktiviteteve të prokurimit që kanë për qëllim dhënien e:

2.1. çfarëdo kontrate publike:

(i) nëse, për arsye objektive dhe të detyrueshme teknike ose artistike, kontrata duhet t`i jepet një operatori të caktuar ekonomik;

(ii) nëse, për arsye të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale apo industriale apo të drejtave ekskluzive, kontrata mund t’i jepet vetëm një operatori të caktuar ekonomik;

(iii) nëse, për aq sa është shumë e nevojshme për arsye të emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës kontraktues.

Me kusht që kjo dispozitë të mos mund të shfrytëzohet nëse rrethanat që e kanë krijuar situatën emergjente ekstreme mund t’u atribuohen veprimeve neglizhente ose të qëllimta ose lëshimeve të autoritetit kontraktues.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer