Wednesday, December 3, 2025

“Keqbërës me libreza partie”, Lladrovci godet “disa” në PDK dhe i del krah Hamzës

Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit nga ardhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka hedhur akuza pa adresë, por duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për anëtarë të kësaj partie.

Lladrovci me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se nga politika s’po largohen disa veteranë që “profesion e kanë pritjen për emërim nga subjekti politik”, shkruan Insajderi.

“Politika si sport i rëndë, vetvetiu nuk po arrin ti largojë disa pionierë-veteranë që profesion e kanë pritjen për emërim nga subjekti politik. Pionierët-veteranë, nuk po e duan pensionimin, megjithëse do t’ju bënte mirë krijimi i ndonjë OJQ-je ose instituti për poste”, ka deklaruar Lladrovci.

“Përgjigjen duhet ta japin ata që duan ndryshim, por, nuk hapin rrugë dhe nuk japin përgjegjësi për ndikimin e tyre në ecuritë negative, ata që e gjuajnë gurin dhe fshehin dorën. Përgjigjen duhet ta japin ata që gabimet dhe dështimet e veta i shkarkojnë në Drenicë, duke e trajtuar atë si zonë “të pa urbanizuar””, vijon deklarimi i tij.

Në anën tjetër, ai ka përkrahur kryetarin aktual të PDK’së, Bedri Hamzën, duke thënë se emërimi i tij është më se i qëlluar dhe se nuk është vetëm.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer