Friday, June 20, 2025

Kërcet dajaku mes babait dhe djalit në Qirez të Skenderajt– s’u morën vesh për një veturë, përfundojnë në spital

Në fshatin Qirez të Skenderajt, ku pas një përplasjeje mes babait dhe djalit të tij, të përfshirët kanë përfunduar me lëndime trupore.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 18 qershor 2025, rreth orës 22:30, një qytetare ka raportuar në polici për një rast dhune në familje. Pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë shoqëruar në stacionin policor palët e përfshira.

Sipas hetimeve fillestare, konflikti kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje për një veturë mes A.F. dhe djalit të tij E.F., që më pas kishte eskaluar në përleshje fizike, ku të dy kanë shkëmbyer fyerje dhe grushta ndaj njëri-tjetrit.

Si pasojë e përplasjes, lëndime ka pësuar edhe një tjetër i mitur – E.F. (2008), i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF Skenderaj, e më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, nga ku është liruar pas tretmanit.

Të përfshirët janë intervistuar në prani të hetueses së njësisë për dhunë në familje, e cila pas konsultimit me prokurorin kujdestar ka inicuar rastin penal për veprat “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer