E diel, 17 Nëntor, 2024

Kërcet grushti në një familje: Vëllezërit rrahen mes vete për pronë, nga spitali përfundojnë në Polici

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar në Polici. Mosmarrëveshjet për prona, paratë e arsye të ndryshme janë motivet që i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Një incident i tillë ka ndodhur edhe dje, në një familje në Vushtrri dhe këtë herë janë të përfshirë tre vëllezër.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga dikush prej familjes së të dyshuarve, me ç’rast u kuptua se tre vëllezërit janë përleshur mes vete duke përdorur mjet të fortë, një shufër metalike. Sipas burimeve, njëri prej personave të përfshirë në rast dyshohet se ia ka thyer telefonin kunatës së tij.

Tre të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore si pasojë e përleshjes dhe janë dërguar në spital për trajtim.

Si rezultat i denoncimit, tri palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti në shtëpinë e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj tre të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tyre.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer