Familja Hoti nga Turiqeci i Skenderajt po kërkon ndihmën e qytetarëve për të mbështetur Nuradin Hotin, i cili po përballet me probleme të rënda të veshkave. Mjekët kanë rekomanduar trajtim dhe operim urgjent në Turqi, si mundësia e vetme për të vazhduar mjekimin e tij.
Familja thotë se po bën gjithçka që ka në mundësi, por shpenzimet e larta të mjekimit janë më të mëdha se kapacitetet e tyre financiare. Për këtë arsye ata u drejtohen qytetarëve për ndihmë.
“Çdo ndihmë, sado e vogël, ka shumë rëndësi për shërimin e Nuradinit”, thuhet në apelin e familjes.
Si mund të ndihmoni:
• Kontribut financiar: Nr. i xhirollogarisë – XK051953002874021178 – BKT
Emri dhe Mbiemri: Granit Hoti


