E martë, 26 Nëntor, 2024

Kërkohet zyrtarisht që të hiqet nga lista e Shqipërisë!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho e pranoi se situata e Keide Bares ishte nën vëzhgim, por tashmë zbulohet se ka një kërkesë zyrtare që ai të mos jetë i grumbulluar më Shqipërinë për shkak të dëmtimit të pësuar së Spanjë.

Klubi i Saragozës ka kërkuar që Bare të mos jetë i pranishëm në listën e kuqezinjve për këto ndeshje, duke argumentuar se nuk është ende i riaftësuar nga dëmtimi për të zhvilluar stërvitje normalisht, arsye pse gjatë gjithë këtyre ditëve ka bërë vetëm ushtrime veçmas grupit, shkruajnë mediat shqiptare.

Klubi spanjoll shpreson që Sylvinho të pranojë këtë kërkesë dhe të lërë të lirë Baren që të mos udhëtojë drejt vendit tonë për t’u verifikuar nga stafi mjekësor kuqezi, për të vazhduar rikuperimin e tij në Spanjë.

Vetëm të hënën do të mësohet vendimi i Sylvinhos dhe stafit të tij sa i përket grumbullimit apo jo të mesfushorit, i cili ishte një nga mungesat e mëdha në Euro 2024 edhe pse po kalonte një formë shumë e mirë me klubin e tij.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer