Wednesday, June 18, 2025

Këshilli Lokal Novolan: Katër vite kërkesa, asnjë mbështetje nga komuna e Vushtrrisë

Këshilli Lokal i fshatit Novolan ka publikuar sot pamje nga disa prej rrugëve të këtij lokaliteti, duke ngritur shqetësimin për gjendjen e rëndë infrastrukturore.

Edhe pse, siç thuhet në postim e tyre, gjatë katër viteve të fundit janë bërë qindra kërkesa drejtuar komunës së Vushtrrisë, deri më tani nuk ka pasur asnjë mbështetje apo ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë zonë.

“Kjo është gjendja e disa rrugëve në fshatin Novolan. Përkundër qindra kërkesave të drejtuara nga Këshilli Lokal Novolan, brenda ketyre 4 viteve, deri më tani nuk kemi marrë mbështetje nga komuna e Vushtrrisë”, thuhet në postimin e tyre.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer